rritja e numrit te vrasjeve

Rritja e numrit të vetëvrasjeve shqetësuese, Osmani kërkon të ndërmerren hapa urgjent

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, është diskutuar për rritjen e numrit të vetëvrasjeve.

Presidentja ka deklaruar se mirëqenia dhe shëndeti mendor është e drejtë themelore e njeriut.

“Me rritjen shqetësuese të numrit të vetëvrasjeve, rasteve te varësisë nga droga, problemet e shumta në shkolla shkaku i bullizmit, e dhunës në baza gjinore, çështjet e shëndetit mendor duhet të trajtohen si prioritet nacional”, thotë presidentja.

Ajo më tej ka thënë se në mbledhje kanë diskutuar pikërisht për hapat që duhet të ndërmarrin në këtë drejtim.

“Prandaj dje, kam mbledhur Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, për të diskutuar me institucionet, shoqërinë civile dhe ekspertët për hapat urgjent që duhet të ndërmerren në këtë drejtim”, shton tutje ajo.

Ndryshe, sipas raportimeve të Policisë në Kosovë vitëve të fundit ka pasur rritje të numrit të vetëvrasjeve, kjo situatë është parë me nga shqetësim profesionistët e fushës së shëndetit mendor.

Scroll to Top