Është arrestuar një person në Vushtrri, për shkak se pas një mosmarrëveshje me një tjetër person, kishte shtënë me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë.
“Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se pas një mosmarrëveshje me ankuesin m/k kishte shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.