rama nga konferenca govtech

Konferenca “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama: I lumtur që revolucionin digjital në rajon e mbulon gjuha shqipe!

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, e në nisje të fjalës shprehu kënaqësinë që revolucionin digjital në rajon, pothuajse e mbulon gjuha shqipe.

Për t’i bërë pritë ndonjë arsyeje për debat apo provokim rajonal, Rama tha se në këtë konferencë është i pranishëm edhe kreu i AKSH-it të Kosovës, por nuk ka qenë pjesë e panelit, për shkak se është konferencë e një niveli politik.

“Më vjen shumë mirë që të gjithë fronin e revolucionit digjital në rajonin tonë pothuajse e mbulon gjuha shqipe. Duke pasur parasysh që këtu është dhe drejtuesi i AKSH të Kosovës, por nuk ishte në panel sepse ishte një nivel përfaqësimi politik, atëherë bëhet shumë e qartë hegjemonia e gjuhës shqipe në të ardhmen digjitale të rajonit. Uroj që të mos kthehet në një arsye për të prodhuar një debat në një provokim rajonal”, u shpreh kreu i ekzekutivit.

Scroll to Top