Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, në raportin vjetor për siguri tha se që nga viti 2023 e deri tash janë ashpërsuar aktet kriminale në veri të vendit nga grupet terroriste serbe, sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë e Serbia në Kosovë.
Sveçla gjatë lansimit të këtij raporti “ Siguria në veri Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc”, tha se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtarë dhe kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e Milan Radoiçiq, i cili është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit.
Ndërsa, Skender Preteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – Prevent tha se e gjetura kryesore e raportit është se edhe pse kanë kaluar një vit pas sulmit në Banjska, personat e akuzuar ende gjenden në liri së bashku me Radojçiq.
Sipas tij, sulmet në veri të vendit janë shtuar në një intensitet të lartë.