fillon shitja e dhuratave per festat e fundvitit auv kerkon kujdes te shtuar

Fillon shitja e dhuratave gjatë festave në supermarkete, AUV-i bën thirrje për kujdes të shtuar

Konsumatorëve në Kosovë u është bërë thirrje të kenë kujdes gjatë blerjeve në periudhën e festave të fundvitit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka thënë se Kosova ka një gjendje stabile sa i përket sigurisë ushqimore, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes, sidomos në dhuratat e paketuara me produkte ushqimore që shiten në prag të festave.

Zëdhënësi i AUV Lamir Thaçi ka këshilluar që konsumatorët që blejnë dhurata të tilla t’i kontrollojnë produktet që gjenden brenda tyre, pasi këtë autorizim nuk e ka AUV-i.

“Konsumatori duhet të ketë kujdes është çështja e dhuratave që shitet në supermarkete të ndryshme, pra brenda tyre futet një gamë e gjerë e produkteve dhe këtu është një lloj rreziku sepse kjo është e paketuar dhe ne mund ti kontrollojmë disa njësi por jo të gjitha dhe këtu dikush mund të keqpërdor dhe të fut produkte që nuk i përgjigjen kushteve ligjore”.

“Unë u bëj apel konsumatorëve që në dhuratat me produkte ushqimore që blejnë për fëmijët apo të afërmit e tyre, gjithmonë duhet të ngritin vigjilencën që pas hapjes të kontrollojnë të gjitha njësitë sa u përket datave, deklaracioneve dhe gjitha shënimeve që duhet t’i përbëjë një produkt, sepse ato nuk inspektohet nga inspektorët. Pengimi i shitjeve të dhuratave nuk është në autoritetin tonë”, ka thënë Thaçi. 

Scroll to Top