Mbrëmjen e së dielës ka ndodhur një përleshje mes disa të miturve në Prishtinë.
Shtatë persona janë shoqëruar në polici, derisa tek dy prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar dy thika.
Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.