Janë nisur për në Hagë tre të arrestuarit nga Gjykata Speciale.
Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut, Fadilin.
Zyra e Prokurorit të Specializuar një një njoftim për media ka thënë se në vazhdimësi po kryen operacione në Kosovë që ndërlidhen me procesin hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Teve1