Gjykata Speciale ka bastisur sot shtëpinë e Hajredin Kuçit.
Bastisjet në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish-nënkryetarit të PDK-së , ka nisur mēngjesin e sotëm.
Kontrolli në shtëpinë e Kuçit ndërlidhet me një aksion të gjerë të Prokurorisë së Specializuar ku u arrestuan Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliaj.
Ai dyshohet për të njejtat veprime sikurse ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Bashkim Hysaj poashtu i arrestuar ditën e sotme.
Ndryshe, Hajredin Kuçi ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Kadri Veselit.