Ministrja e Arsimit dhe e Shkencës , Arbërie Nagavci ka njoftuar sot të gjithë mësimëdhënësit se është hapur thirja e parë publike për Licencë të Avancuar për Mësimdhënie.
“Në kuadër të reformave për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe avancimit të performancës së tyre kemi hapur sot thirrjen për aplikim për mësimdhënësit që synojnë të marrin Licencën e Avancuar për Mësimdhënie.”, shkruan Nagavci në platformën Facebook.
Sipas saj thirrja vlenë për mësimdhënësit e profileve mësues të arsimit fillor, mësimdhënës të lëndës “Matematikë” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë (AML) dhe mësimdhënës të lëndës “Gjuhë shqipe” në Arsimin e Mesëm të Ulët (AMU) dhe Arsimin e Mesëm të Lartë.
Tutje, ministrja ka njoftuar të gjithë punonjësit e digasterit në fjalë se aplikimi mund të bëhet përmes platformës e-kosova nga sot deri më 19.12.2024. Të gjitha ato/ata që do të përmbyllin suksesshëm këtë proces do të përfitojnë shtesën e performancës.
“Bashkë, çdo ditë për rezultate të synuara e avancim të performancës në arsim. Suksese!”, përfundon njoftimi i znj, Nagavci./LapsiInfo