Në Kuvend sot është votuar për tre drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT).
Gara zhvillohej mes gjashtë kandidatëve, përderisa deputetët kanë zgjedhur Gëzim Tosunin, Rehjane Zyfiun dhe Lunije Zekën, si drejtorë të Bordit në KOSTT.
Kuvendi po vazhdon seancën me pikën e radhës në rend dite: Emërimi i anëtarit në Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, nga radhët e studentëve. /Zëri