Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) mban sot konferencë për media.
Sipas njoftimit për media, konferenca pritet të fillojë nga ora 11:00.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar një protestë masive me pjesëmarrjen e rreth 2.000 punonjësve të arsimit nga e gjithë Kosova, në shenjë pakënaqësie ndaj Qeverisë dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.
Protesta, sipas Jasharajt, do të jetë një reagim ndaj qasjes së gabuar të ministres dhe pasivitetit të saj ndaj kërkesave për përmirësimin e kushteve të punës dhe realizimin e Kontratës Kolektive.