Shefi i AKI-së nën përcjelljen e Njësisë Elitë të Policisë vizitën vendin e shpërthimit në Zubin Potok
Shefi i AKI-së nën përcjelljes e Njësisë Elitë të Policisë viziton vendin e shpërthimit në Zubin Potok.
Nën përcjellën e forcave elitare të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur shpërthimi në Zubin Potok, ka shkuar shefi i Inteligjencës së Kosovës, Petrit Ajeti.
Zona përreth vendit të ngjarjes, para ardhjes së shefit të AKI-së, është siguruar me Njësitet Policore të Reagimit të Shpejt.
Ajeti është duke vizituar nga afër zonën në të cilën ndodhi mbrëmë shpërthimi që rrezikoi infrastrukturën energjetike të Kosovës dhe la pa ujë qytetin e Mitrovicës.
Një pjesë e kanalit të ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok është dëmtuar më 29.11.2024, si pasojë e një shpërthimi./Kallxo