Mbrëmë pak para mesnate është sulmuar ndërtesa e komunës së Zveçanit me granatë dore, që dyshohet të jetë e llojit M-75.
Rastin e konfirmoi për Telegrafin zëvendrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa është dëmtuar ndërtesa e komunës si dhe katër vetura të parkuara.
“Mbrëmë para mesnate ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit, e po ashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër”, tha Elshani.
Ai tha se Policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.
“Policia mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ofroj shërbimet ndaj qytetarëve të veriut të vendit”, u shpreh Elshani. /Telegrafi/