Vajza e Angelina Jolie-t dhe Brad Pitt, 18-vjeçarja Shiloh, së fundmi tërhoqi vëmendjen në rrugët e Los Angeles.
Ajo u fotografua me miken e saj Keoni, duke dalë nga studioja e kërcimit ku ato ndjekin së bashku trajnimet.
Nisur nga imazhet, ato dukeshin në humor të mirë, derisa qeshnin dhe bënin shaka gjatë rrugës.
Shiloh ishte veshur me tuta të zeza dhe me atlete të zeza, derisa kishte një çantë të zezë.
Fotot e tyre shumë shpejt u përhapën në rrjetet sociale dhe shumë shkruajnë se Shiloh në mënyrë të papërmbajtshme u kujton nënën e tyre Angelina-n.
Shiloh prej kohësh merret me artin e bukur të vallëzimit.