Ne e dimë se disa nga këto mund të jenë të preferuarit tuaj, por duhet të bëni kujdes pasi përmbajnë më shumë sheqer sesa çokollatat.
Kjo e fundit në madhësi normale ka rreth 35 gramë sheqer, gati 7 lugë çaji me sheqer. Shumë më shumë se sa duhet të merrni në një ditë.
Çfarë do të bënit në qoftë se kuptoni se ushqimi juaj i preferuar në restorant ka dyfish, trefishin – ose edhe katërfishin e sheqerit më shumë?
Dhe ne nuk jemi vetëm duke folur për ëmbëlsirat, por dhe për këto ushqimet të tjera:
Sallata me pulë:
Shumë sallata të shpejta janë të ngarkuara me sheqerna të fshehura dhe kjo nuk është përjashtim. Një ekspert i ushqyerjes dhe dietetikës në Lafayette, CO ka thënë se sheqernat vijnë nga salcat e shegës, arrat e pjekura me mjaltë dhe domatet e thata.
Mishi me salcë barbeque:
Kjo pjatë ka rreth me 72 gramë sheqer. Nëse heqim salcën do të shkojë në 15 gramë sheqer. Salca e barbeque kontribuon në përmbajtjen e përgjithshëm të sheqerit në pjatë, pasi përmban mjaltë, ketchup dhe sheqer kafe, transmeton “Living.al”.
Smoothie:
Një gotë e vogël përmban 91 gramë sheqer, ndërkohë që një pjesë e madhe ka dyfishin e asaj sasie, rreth 182 gramë. Kjo varet sigurisht nga përbërësit që ka brenda. Por shumica e atyre që shiten në restorante kanë mjaltë apo esenca të tjera dhe nuk janë 100%me fruta.