Fillon armepushimi ne mes Izraelit dhe Gazes

Fillon armëpushimi i Izraelit me Hezbollahun: Biden përshëndet marrëveshjen e paqes të rënë dakord nga kabineti i Netanyahut – por fushata në Gaza vazhdon

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim pas muajsh luftimesh të ashpra dhe negociata të ngecura.

Vendimi vjen pasi kabineti i sigurisë i Izraelit votoi sot 10-1 në favor të një marrëveshjeje që synon një armëpushim 60-ditor që mund të përbëjë bazën e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

Ai hyri në fuqi në orën 4 të mëngjesit me kohën lokale, 2 pasdite GMT sot. 

Kabineti u mblodh për të votuar mbi kushtet e marrëveshjes së udhëhequr nga SHBA-ja ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Etanyahu dhe qeveria Libanese dhanë miraitmin e tyre.

Presidenti amerikan Jon Biden e përshëndeti armëpushimin si ‘lajm të mirë’, ndërsa theksoi se Izraeli ‘ruan të drejtën për vetëmbrojtje’ nëse Hezbollahu thyen kushtet e marrëveshjes.

Ai tha se kjo ‘paralajmëron një fillim të ri për Libanin’, i rrethuar nga muaj të tërë bombardimesh dhe zhvendosjeje të qindra mijëra njerëzve. 

Zyra e Netanyahut tha: “Izraeli vlerëson kontributin e Shteteve të Bashkuara në proces dhe ruan të drejtën e tij për të vepruar kundër çdo kërcënimi për sigurinë e tij”.

Hezbollahu ende nuk ka komentuar.

bejruti

Netanyahu  kërkoi që marrëveshja do të lejonte mijëra familje të kthehen në shtëpitë e tyre pas muajsh të zhvendosur nga konflikti në kufirin verior.

Ai theksoi se marrëveshja do të varet nga ‘çfarë ndodh’ dhe tha se Izraeli do të ruajë lirinë e ‘plotë’ për të vepruar në Liban, duke e shtyrë cinizmin mbi kushtet.

Netanyahu shtoi se një armëpushim do të lejonte Izraelin të ‘përqendrohej në kërcënimin iranian’ dhe të ushtronte presion mbi Hamasin pas më shumë se një viti konflikti.

Ai foli të martën pas javësh diskutimesh mbi një marrëveshje të ndërmjetësuar me Hezbollahun nga qeveria e Libanit.

Marrëveshja kuptohet se bazohet në Rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila i dha fund luftës midis Hezbollahut në Izrael në vitin 2006.

armatimi
sulmi
Scroll to Top