glauku

“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdorte fjalë tjera, jo goditëse

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca komentoi fjalimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Omsani në Kuvend, e cila hodhi kritika mbi punën e Qeverisë.

Ndër tjera ajo tha se Qeveria po luan bixhoz me aleatët për interesa politike.

E për këtë Konjufca për RTV21 u shpreh se presidentja nuk e ka gjetur fjalën e duhur për ta bërë një kritikë. Madje ai sugjeroi se e para e vendit ka mënyra tjera sesi ta bëjë një gjë të tillë.

“Unë nuk mendoj që presidentja e ka gjet fjalën më të duhur për ta bërë një kritikë për qeverinë. Mendoj që ka edhe mënyra tjera si shprehet kjo. Mospajtimet gjithmonë i kemi pas edhe ato janë evidente sidomos për temat, dialogu, asociacioni i komunave, vendimi apo jo i asociacionit ne Kushtetuese veprimet e Qeverisë në veriun e Kosovës… mund të ketë dallime, mirëpo mendoj se duhet të ja ruajmë integritetin institucioneve dhe përgjegjësisë që e përfaqësojmë. Ma merr mendja që ka hapësirë të madhe që kritikat edhe mospajtimet me i shpreh në mënyra tjera dhe jo me përdorë fjalë të cilat janë goditëse për njëra-tjetrën”, tha Kunjufca.

Scroll to Top