Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë Kombëtare Kundër Krimit të Organizuar.
Bëhet e ditur se takimi u organizua si pjesë e punës së përbashkët për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe intensifikimin e veprimeve kundër krimit të organizuar, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla në hapjen të takimit ritheksoi se qeveria e ka ndër prioritetet kryesore luftimin pa kompromis të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë këtij takimi, u shqyrtuan çështje kyçe për përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Anëtarët e grupit punues, përfaqësues të institucioneve shtetërore, organeve të zbatimit të ligjit dhe partnerëve ndërkombëtarë, kontribuuan me propozime konkrete për prioritetet dhe masat që duhet të përfshihen në Strategji.
Në përfundim, pjesëmarrësit riafirmuan angazhimin për përmbushjen e objektivave të Strategjisë dhe rëndësin