SBASHK në protestë më 4 dhjetor dhe ka një paralajmërim

SBASHK në protestë më 4 dhjetor dhe ka një paralajmërim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka njoftuar se më 4 dhjetor do të protestojnë kundër qasjes së Ministrisë së Arsimit ndaj kërkesave të tyre, veçmas ndaj bllokimit me qëllim të ministres, Arberie Nagvci të negocimit për kontratën e re kolektive të arsimit.

Sipas komunikatës, llogaritet se në këtë protestë do të marrin pjesë rreth 2000 protestues dhe do të nis para Ministrisë së Arsimit e pastaj do të marshohet drejt Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.

“Pas takimit të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut, në të cilin është analizuar situata aktuale dhe janë thënë kritika të ashpra e të arsyeshme ndaj Qeverisë dhe veçmas ndaj Ministrisë së Arsimit për mungesë të dialogut dhe për shkak të qasjes të gabuar ndaj kërkesave  legjitime të anëtarësisë së SBASHK-ut dhe veçmas ndaj bllokimit me qëllim të Ministres Nagvci të negocimit për Kontratën e re Kolektive të Arsimit, në orët e mbrëmjes së të dielës  është mbajtur takimi konsultativ me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të gjithë kanë ripërsëritur vendimin e Këshillit Drejtues për të filluar me veprime sindikale. U vendos që veprimi i parë sindikal të jetë protesta më 4 dhjetor me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe kryesive nga të gjitha shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri në universitete, të anëtarëve të Këshillit Drejtues, të kryetarëve e kryesive të nivelit komunal sindikal e të universiteteve dhe të kryesisë qendrore duke qenë rreth 2000 protestues. Kjo protestë do të nisë para “, thuhet në komunikatë.

SBASHK thekson se ky do të jetë veprim i parë sindikal pas protestës së 1 majit të këtij viti dhe përpjekjeve të vazhdueshme për dialog, dhe do të vazhdohet edhe me veprime të tjera sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën në tërë sektorin e arsimit nëse Qeveria dhe në veçanti Ministria e Arsimit nuk reflekton dhe nuk nisë negocimin për Kontratën e re Kolektive të Arsimit.

Scroll to Top