14-vjeçari lihet në burg, grupi hetimor i kthehet vendit të ngjarjes! Sekuestrohen kamerat e sigurisë

14-vjeçari lihet në burg, grupi hetimor i kthehet vendit të ngjarjes! Sekuestrohen kamerat e sigurisë

Ndërkohë që sot u mbajt seanca dhe u la në burg 14-vjeçari që dyshohet se vrau bashkëmoshatarin e tij Martin Cani, grupi hetimor është rikthyer në vendin ku ndodhi ngjarja pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.

Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e bizneseve në rrugën ku ndodhi vrasja, për të hedhur më shumë dritë në ngjarjen që tronditi vendin.

Paraprakisht dyshohet se autori është larguar me vrap pasi ka qëlluar me thikë dy bashkëmoshatarët e tij.

Dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja, pasi ai vetë u lëndua dhe u dërgua menjëherë në spital privat për mjekim

Vrasja e nxënësit të klasës së nëntë ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, ky i fundit ndodhet ende në spital.

Scroll to Top