Alarm sigurie në aeroportin “Gatwick” të Londrës, evakuohet terminali

Alarm sigurie në aeroportin “Gatwick” të Londrës, evakuohet terminali

Pjesa më e madhe e terminalit jugor në aeroportin “Gatwick” të Anglisë është evakuuar pas një “incidenti sigurie”. Kështu raportojnë mediat në Mbretërinë e Bashkuar sipas të cilave kanë ndërhyrë policia dhe shërbimet e urgjencës.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=217&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Falarm sigurie ne aeroportin gatwick te londres evakuohet terminali%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline

Aeroporti, i cili është i dyti më i ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se po heton dhe incidenti është “në vazhdimësi”.

“Siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë mbetet prioriteti yni kryesor. Ne po punojmë shumë për ta zgjidhur çështjen sa më shpejt të jetë e mundur”, thoë zyrtarë aeroporti.

Pamjet në mediat sociale të marra jashtë aeroportit treguan turma udhëtarësh që po largoheshin nga ndërtesa e terminalit.

Pak më parë, policia e Londrës kishte njoftuar se kishte shpërthyer një “paketë të dyshimtë” pranë Ambasadës amerikane në qendër të kryeqytetit britanik.

Në profilin e tij Scotland Yard-i flet për një “shpërthim të kontrolluar” dhe se është paralajmëruar për një “incident që ka ndodhur pranë” selisë diplomatike, që ndodhet në distriktin Nine Elms, në bregun jugor të lumit Thames.

“Një kordon paraprak është vendosur në zonë, ndërsa oficerët hetojnë paketën e dyshimtë”, shkruhet në postim.

Scroll to Top