Kurti falënderon ambasadorin Gudjev për përkushtimin e tij për Kosovën

Kurti falënderon ambasadorin Gudjev për përkushtimin e tij për Kosovën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=217&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fkurti falenderon ambasadorin gudjev per perkushtimin e tij per kosoven%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline

Bëhet e ditur se Kurti e falënderoi ambasadorin Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i uroi suksese në angazhimet e radhës.

“Gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, njofton zyra për informim e kryeministrit.

Scroll to Top