Pasditen e së enjtes, dy persona janë plagosur në një përleshje me armë në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili njoftoi se të lënduarit janë dërguar menjëherë në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka reaguar menjëherë me veprime të shpejta operativo-hetimore, duke identifikuar dy persona të dyshuar që janë përfshirë në këtë ngjarje.
Pak pas incidentit, njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa tjetri është ende në arrati.
Po ashtu, është sekuestruar një veturë që dyshohet të jetë përdorur gjatë përleshjes.
“Ndërlidhur me rastin e mësipërm, veprimet e shpejta operativo hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në rast. Pak kohë pas ngjarjes njëri nga ta është arrestuar nga ana e policisë, ndërkaq tjetri është ende në arrati. Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, ka thënë Borovci për Dukagjinin.
Policia po vazhdon hetimet, duke kryer ekzaminime të vendngjarjes dhe duke ndërmarrë veprime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kapur të dyshuarit që janë ende në arrati./TVDukagjini