Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia dhe qeveria e Aleksandar Vuçiqit kanë nisur një proces për pengimin e realizimit të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës.
“Zhigmanov ka kërcënuar se ai dhe ministria e tij do të anulojnë konkusin e KNSH nëse ky i fundit, nuk e anulon vet. Shumë qartë që me këtë kërcënim të ri që Beogradi zyrtar po e jep në adresë të të gjithë shqiptarëve, po tenton të pengojë ndikimin e Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës, të vrasë çfarëdo shprese për një perspektivë më të mirë të shqiptarëve dhe të pamundësojë rimëkëmbjen e bujkut, blegtorit, zanatlisë, mediave, sektorit civil dhe secilës sferë tjetër këtu që mund të ndihmohet nga buxheti i RKS në Luginë”, ka shkruar Kamberi në Facebook.
Ai ka akuzuar se në këtë nsimë Beogradin po e ndihmon Alternativa për ndyshim.Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia dhe qeveria e Aleksandar Vuçiqit kanë nisur një proces për pengimin e realizimit të Fondit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës.
“Por, sikurse edhe të pakicat e tjera, ashtu edhe në këtë rast, Beogradi ka gjetur një mashë shqiptare, në fytyrën e një subjekti politik, Alternativës për ndryshim, që ta nisë këtë fazë të re të diskriminimit. Në fakt, Alternativa për Ndryshim i është drejtuar Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave dhe dialogut shoqëror, nga e cila ka kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj KKSH-së i cili po e realizon e Fondin të Qeverisë së Republikës së Kosovës dedikuar shqiptarëve të Luginës. Mjerisht, edhe sot, Beogradi po gjen argatët e vet përmes të cilëve bënë diskriminimin ndaj shqiptarëve. Kjo letër inicuese e një subjekti politik shqiptar, që kërkon ndihmë prej Beogradit për të penguar ndikimin e Kosovës në Luginë të Preshevës, po shtrohet si pengesë serioze për realizimin, jo vetëm të subvencioneve në bujqësi, por në tërësi të Fondit që Kosova e ndan për Luginën e Preshevës”, ka shkruar Kamberi.