Suedia do te ankohet ne CAS per fitorene Rumanise ndaj kosoves

Suedia do të ankohet në CAS për fitoren e Rumanisë ndaj Kosovës

Suedia është pala tjetër që do të bëjë ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për vendimin e UEFA-s që i dha fitoren 3:0 Rumanisë ndaj Kosovës.

UEFA me një vendim të mërkurën ka vendosur t’i japë fitoren Rumanisë për ndeshjen e ndërprerë ndaj Kosovës. Ndeshja u ndërpre në minutat e fundit kur rezultati ishte 0:0.

Suedia, e cila e mbylli sezonin me 16 pikë në Ligën e Kombeve, shpresonte që UEFA të mos i jepte tre pikë Rumanisë. Kështu, nordikët do të ishin ekipi i parë i Ligës C dhe do të rrisnin shanset e tyre për të qenë pjesë e play-off-it për Botërorin 2026.

Por me vendim të UEFA-s, Rumania tani mbledh 18 pikë dhe ka epërsi ndaj Suedisë. Shanset janë të larta, gati 100 për qind, që skuadra më e mirë e Ligës C të përfshihet në play-off për Botërorin 2026.  

Zyrtarët suedezë e kanë bërë të qartë se do të kundërshtojnë vendimin e UEFA-s për “rastin Rumani – Kosovë 3-0” në CAS, shkruan “Fotbollskanalen”.

“Pas fitores së qartë ndaj Azerbajxhanit, ne kemi pritur njoftimin e UEFA-s për rezultatin e ndeshjes Rumani-Kosovë. Tani është marrë një vendim i cili është negativ për ne. Vendimi prek kryesisht skuadrat e përfshira, por ne jemi duke e konsideruar Opsionet për ta sfiduar është për të ardhur keq që gjërat që kanë ndodhur jashtë fushës kanë ndikim në rezultatin sportiv dhe prekin të dyja skuadrat e përfshira, por edhe ne”, tha Kim Kallstrom, menaxher i Federatës Suedeze të Futbollit.

Poashtu edhe Federata e Futbollit të Kosovës do të ankohet në CAS.

Scroll to Top