Dy ditë para 80-vjetorit të lindjes së Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, pra më 30 nëntor 2024, Instituti i Studimeve të Europës Juglindore Tiranë – Prishtinë organizon konferencën shkencore-jubilare “Dr. Ibrahim Rugova dhe shtetformimi në Kosovë”.
Kështu ka bërë të ditur se profesori, Enver Bytyqi, ku njoftoi se me kërkesën e referuesve të shumtë nga Kosova, të gjithë akademikë dhe profesorë të mirënjohur, ky aktivitet do të bëhet në Tiranë.
“Është një veprimtari që do të kontribuojë për të rrit gjithnjë në piedestalin shqiptar e më gjerë veprën, emrin dhe figurën e jashtëzakonshme të Presidentit Historik të Kosovës.
Pas pak ditësh do të publikojmë programin e kësaj konference”, ka shkruar ai.
Konferenca do të jetë e hapur për të gjithë pjesëmarrësit./IndeksOnline