Shqyrtimi i buxhetit, Osmani u kërkon deputetëve mjete shtesë për FSK-në

Shqyrtimi i buxhetit, Osmani u kërkon deputetëve mjete shtesë për FSK-në

Gjatë fjalimit vjetor para deputetëve, presidentja Vjosa Osmani u ka bërë thirrje deputetëve që të paraqesin amendamente dhe të propozohet që buxhetit për FSK-në t’i shtohet shuma e duhur “që ushtarakët tanë të kenë shtesat e rrezikshmërisë, ato për jashtë orarit të punës dhe mëditjet për trajnimet mbi një muaj”. Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2025.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovës ka theksuar se rruga deri te shteti që e gëzojmë sot nuk ka qenë fare e lehtë.

Projekt buxheti 2025 kap vlerën 3.6 miliardë euro apo 9 për qind më i madh se në vitin 2024.

Scroll to Top