Erion Veliaj duket se po përballet me fundin e karrierës së tij politike, ndërsa emri i tij vazhdon të lakohet për afera korruptive përfshirë inceneratorin e Tiranës dhe skemën e dyshimtë të njohur si “5D”. Pas këtyre akuzave burime mediatike sugjerojnë se kryeministri Edi Rama ka vendosur të distancohet nga kryebashkiaku i Tiranës.
Në media aludohet se “bileta për Veliajn është prerë”, duke nënkuptuar se ai mund të jetë pranë përballjes me drejtësinë.
Në këtë kontekst Rama ka nisur lëvizje të reja brenda radhëve të PS-së, duke sjellë Blendi Gonxhen si drejtues politik në Tiranë. Gonxhja i cili deri më tani mbulonte qarkun e Dibrës, është vendosur në zonën e kombinatit, një territor ku ka shërbyer më parë dhe ka krijuar bazë të fortë elektorale. Bashkë me Spiropalin dhe Manastirliun, Gonxhja do të jetë pjesë e një ekipi të zgjeruar që do të menaxhoj fushatën në kryeqytet.
Këto ndryshime pasqyrojnë përpjekjet e Ramës për të ripërtërirë strategjinë e PS-së në Tiranë, ndërkohë që Veliaj duket se po i afrohet një fundi të pashmangshëm politik e ligjor./JOQ