Ndalohet një person në Bërnjak, iu konfiskuan vulat që dyshohet se i përkasin strukturave paralele

Ndalohet një person në Bërnjak, iu konfiskuan vulat që dyshohet se i përkasin strukturave paralele

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në kufirin me Serbinë, pasditen e së mërkurës.

Në momentin e ndalimit në Bërnjak, atij iu gjetën edhe disa vula që dyshohet se i përkasin strukturave paralele.

Rasti u konfirmua edhe policia, njofton Klankosova.tv

Organet e rendit bëjnë me dije se i dyshuari ishte prezantuar si drejtor shkollës në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.

Atij iu konfiskuan vulat të cilat i kishte me vete.

Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet.

Rasti po cilësohet si “Prodhim dhe përdorim i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”.

Scroll to Top