Petkoviqit ironizon Bislimin në dialog: Unë shkoj me ekspertë, ai vie i vetëm me duar në xhepa

Petkoviq përqeshë Bislimin në lidhje me dialogun: Unë shkoj me ekspertë, ai vie i vetëm me duar në xhepa

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka shfaqur sërish ankesa ndaj palës kosovare negociuese.

Siç thotë Petkoviq, në Bruksel shkon me ekspertë, kurse Bislimi jo, transmeton klankosova.tv.

”Bislimi ka ardhur i vetëm me duar në xhepa, ai vetëm dëshiron që Serbia ta njohë Kosovën dhe nuk i intereson asgjë”.

Këto komente, Petkoviq i tha ndërsa edhe trillonte duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti, për trajtim jo të denjë të komunitetit serb në Kosovë.

”Kurti tani nuk mund të vazhdojë negociatat në Bruksel nga pozita ku mbylli dhjetë organe shtetërore serbe. Sa herë që jemi në Bruksel, ne insistojmë në Asocioacion dhe de-përshkallëzimin e situatës”.

”Nuk ka dialog dhe Prishtina e përdor pjesëmarrjen në dialog për të pretenduar se vetëm po flet. Kurti në fillim nuk pranoi të ulej dhe të bisedonte, ashtu si edhe Bislimi”.

”Kur u ulëm, menjëherë vura në dukje shkeljen e marrëveshjes dhe arrestimin e serbëve. Prishtina ia ndalon oficerit ndërlidhës të Beogradit të vizitojë serbët në paraburgim, mua më ndalohet hyrja në Kosovë”.

Scroll to Top