selektri i futbollit rumun me fjale te mira per kombetaren e kosove

“Shpresoj që nuk po talleni me Kosovën”, trajneri i Rumanisë u reagon gazetarëve: Ata janë shumë të fortë, lojtarët luajnë në Europë

Kombëtarja e Rumanisë dhe ajo e Kosovës nesër (e premte) zhvillojnë ndeshjen e para-fundit në UEFA Nations League.

Trajneri rumun, Mircea Lucescu u paraqit në një konferencë për media dhe foli para ndeshjes së nesërme, shkruan Indeksonline

Ai i reagoi ashpër gazetarëve, duke thënë që të kenë respekt për Kosovën sepse kanë një skuadër të fortë.

“Shpresoj që nuk po talleni me Kosovën? Kosova është një ekip i madh që mund të fitojë kundër çdo shteti.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=218&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fshpresoj qe nuk po talleni me kosoven trajneri i rumanise u reagon gazetareve ata jane shume te forte lojtaret luajne ne europe%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline

“Ata janë lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha në Evropën Perëndimore. Fakti që nuk arritën të bënin një grup të fortë, nuk do të thotë se nuk janë ekip i rëndësishëm”, tha trajneri i Rumanisë

Kujtojmë se ndeshjen e parë, Rumania e kishte fituar me rezultatin e thellë 3:0 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

Scroll to Top