Autoritetet izraelite kanë shkaktuar një zhvendosje të detyruar të popullit palestinez në Gaza në një masë që përbën krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, tha Human Rights Watch në një raport të enjten.
Ky është raporti i fundit në një seri të tillë nga grupet e ndihmës dhe organet ndërkombëtare që paralajmërojnë për situatën e rëndë humanitare në enklavën e rrethuar, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Human Rights Watch zbuloi se zhvendosja e detyruar ka qenë e përhapur dhe provat tregojnë se ka qenë sistematike dhe pjesë e një politike shtetërore. Akte të tilla përbëjnë gjithashtu krime kundër njerëzimit”, thuhet në raport.