Kurti dhe Vitia vizitojnë punimet në dy klinika të QKUK-së, vlera e tyre mbi 4 milionë

Kurti dhe Vitia vizitojnë punimet në dy klinika të QKUK-së, vlera e tyre mbi 4 milionë

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar punimet në dy klinika të QKUK-së.

Bëhet fjalë për punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë, njofton Klankosova.tv.

Këto projekte, Kurti i ka quajtur tejet të rëndësishme.

Ai tha se ky projekt është në vlerë 4.3 milionë euro dhe do të ofrojë shërbimet më të larta shëndetësore për trajtimin e pacientëve me këto sëmundje në Republikën e Kosovës.

“Pacientët do të kenë qasje në shërbime të reja që nuk janë të disponueshme në vendin tonë, ndërsa qytetarë nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë vendit për trajtim, por do t’i kryejnë në Kosovë”, tha Kurti.

punime

Scroll to Top