Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar futbollin botërorë prej vitesh, duke fituar së bashku 13 ‘Topa të Artë’.
Fituesi i fundit i Topit të Artë, Rodri ka folur për këtë dyshe dhe mendon se vetëm Erling Haaland mund t’i afrohet atyre nga cilësia.
Rodri ka folur për bashkëlojtarin e tij në Man City, Erling Haaland , duke thënë se ai është i vetmi lojtar që mund të afrohet me Lionel Messin ose Cristiano Ronaldon .
“Lojtari më vendimtar në botë për sa i përket numrave është Erling Haaland”, tha fillimisht mesfushori spanjoll.
“Ai është i vetmi lojtar që mund të afrohet me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon”.
“Haaland është gjithashtu shumë i ri dhe do të jetë duke dominuar futbollin për shumë vite”, deklaroi fituesi i Topit të Artë. /Telegrafi/