A do të jetë Marco Rubio sekretar i shtetit amerikan? “Edhe nën adminsitratën e z. Trump Kosova do të mbetet shtet i pavarur”
Donald Trump ende nuk e ka kompletuar presidencën edhe pse në media janë aluduar emra për pozitat në administratën e re.
Emri i Richard Grenell është lakuar se do të marrë pozitën e sekretarit të shtetit amerikan.
Kjo, shfaqi pakënaqësi në Kosovë.
Por, siç duket Grenelli nuk do ta ketë një pozitë të tillë.
Sekretar i shtetit amerikan, po përflitet se do të jetë Marco Rubio, edhe pse akoma nuk është zyrtare.
Por, si pritet të jetë qasja e tij ndaj Kosovës?
Tali: Kosova, jemi aleat të përkushtuar të SHBA-së dhe Botës Perëndimore
Analisti Driton Tali, thotë se edhe nëse Rubio zgjidhet sekretar shteti, në Ballkanin Perëndimor, nuk pritet që të ketë ndryshime.
“Po, senatorin Rubio siç po duket do të zgjidhet Sekretar Shteti. Senatori Rubio është i njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj Kinës.
Mirëpo, lidhur me Kosovën, respektivisht me Ballkanin Perëndimor, nuk do të ketë edhe ndryshime rrënjësore siç po avokojnë disa.
Ne e patën Trumpin president edhe nga viti 2016 dhe e dimë se sa SHBA pati ndryshime të qasjes në rajon. Bile përfituam edhe një njohje goxha të rëndësishme nga Izraeli”, u shpreh Tali.
Sipas tij, raportet Kosovë-SHBA janë përtej individëve, andaj Tali thotë se paradigma kulturore nuk ndërrohet brenda natës, kush e thotë atë gabon.
“Relacioni SHBA – Kosovë është përtej individëve. Edhe paradigma kulturore nuk ndërrohet brenda natës, kush e thotë atë gabon.
Natyrisht që gjeopolitika na imponon gjërat por ajo nuk është bardhë e zi.
Sidoqoftë, unë presidentin Trump pres ta shoh ndryshe nga opozitari Trump. Shumë gjëra që i ka thënë gjatë fushatës do të ngelin si “relikte fushate”.
Madje edhe karshi Ukrainës pres që ta vazhdojë përkrahjen sepse mposhtja e “Rusisë putinase” është paramont i interesave globale të SHBA-së, dhe demokracisë Perëndimore në përgjithësi.
Ndaj Kinës do të ketë intensifikim të veprimeve tarifore dhe tatimore, sidomos për industrinë e makinave dhe teknologjisë informative (efekti Elon Musk), dhe të shohim se çfarë efekte do të prodhojë.
Por sidoqoftë, Kosova (por edhe shqiptarët në përgjithësi) jemi aleat të përkushtuar të SHBA-së dhe Botës Perëndimore! Të gjitha partitë janë deklaruar se qëndrojnë të pa lëkundur ndaj integrimeve Euro – Atlantike”, nënvizon ai.
Kelmendi: Nuk mendoj se Uashingtoni do të ndjekë politik tjetër nga ajo e deritashme
Profesori Muhamet Kelmendi, në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se është e kuptueshme se Trump i cakton pozitat për politikën e jashtme sepse edhe kështu vepron e tërë administrata e SHBA-ve.
“Nga administrata e z.Tramp si Sekretar i Shtetit po thuhet se do te jete z Mirco Rubio. Z Rubio njihet si person i dorës së fortë, i cili mbështetet në diplomaci dhe në forcë si mjet i presionit politik. Ai më herët kishte deklaruar se Forcat e Armatosura Amerikane e kishin ndalur narcizmin gjerman dhe komunizmin si të këqija të njerëzimit.
Në këtë vazhdë ka përmendur z Rubio si të keqe të madhe edhe “spastrimin etnik në Kosovë”, që e kishte ndalur gjithashtu SHBA.