Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, kolonel Gazmen Hoxha me bashkëpunëtorë priti në një takim komandantin e misionit të Nato-s në Kosovë Enrico Barduani.
Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se në takim u diskutua mbi ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe bashkëpunimin reciprok.
”Drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, koloneli Hoxha theksoi përkushtimin e policisë së Kosovës për të punuar ngusht me KFOR-in dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar për të ofruar një ambient të sigurtë dhe përmendi rëndësinë e bashkëpunimit në arritjen e objektivave të përbashkëta” thuhet në njoftim.
Takimi u përmbyll me komfirmimin e të dy palëve për tē thelluar partneritetin.