Seanca për buxhetin: Tahiri i thotë VV-së “Të fundit e keni”

Seanca për buxhetin: Tahiri i thotë VV-së “Të fundit e keni”

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, bëri një gafë gjatë fjalimin e tij gjatë seancë për buxhetin.

Gjatë fjalimit të tij. ai tha se kryeministri Kurti po lavdërohej se ky ishte “buxheti i tij i katërt në mandatin e tij të katërt”.

“Sot, ndoshta seanca e fundit për këtë vit po e diskutojmë dokumentin e qeverisë të kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit të tij. Në fjalën e tij hyrëse filloi e po lavdohej se si ky është buxheti i tij i katërt në “MANDATIN E KATËRT”, por për vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti i tij më i dështuar”, ishte fjala e shefit të deputetëve të AAK-së,

Aty plasi e qeshura në sallë nga deputetët e VV-së, dhe ndërhyri kryeparlamentar Glauk Konjufca.

“Mos na e ndjell kështu Besnik se s’di a mundemi katër”, u shpreh Konjufca.

I menjëhershëm ishte reagimi i shefit të deputetëve të AAK-së.

Scroll to Top