Sot është zhvilluar ndeshja e futbollit në mes të KF “Trepça dhe KF “Rahoveci” në Mitrovicë. Skuadra vendase tregoi përgatitje të mirë gjatë gjithë ndeshjes me ç’rast arriti të shënoj katër herë në portën e skuadrës mysafire.
Përforcimet, Lucas Cunha ’25,’44 dhe Moustapha Ba ’66 e Kamohelo Hoala ’90 ishin ata që shkëlqyen në ndeshjen e sotme duke qenë golashënues, vendosën dhe fatin e skuadrës.
Ndërsa KF “Rahoveci” arriti të shënojë golin e vetëm kundër skuadrës vendase duke ndryshuar kështu rezultatin në 4 me 1.
“Kjo fitore i dedikohet futbollistit, Erjon Morina nga Vushtrria i cili po përballet me një gjendje të vështirë shëndetësore. Të gjithë lojtarët dhe stafi i KF “Trepça” janë pranë teje, Erjon me zemër e mendje. Kjo fitore është për ty Erjon.” , shkruan në faqen zyrtare të KF “Trepça”.
Fitorja e sotme për KF “Trepça” konsiderohet e rëndësishme për skuadrën e cila po vazhdon të ngritet në tabelë duke synuar kështu Superligën e Kosovës.