marredheniet kosove amerike

Raportet Trump-Kosovë: Çfarë ishin dhe a do të ndryshojnë ato

Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, deri te mospajtimet politike dhe akuzat – janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës me administratën e kaluar amerikane me në krye Donald Trump, 2016-2020.

Tani që Trump u zgjodh për mandatin e dytë, njohësit politikë në Kosovë dhe të huaj, kanë qëndrime të ndara për ndikimet që kjo administratë do të ketë mbi Kosovën.

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, është optimist se Trump sjell një “mundësi pozitive për Kosovën dhe rajonin”.

Ndërsa për Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin “as edhe një gjë pozitive” për Ballkanin nuk mund të vijë nga zgjedhja e Trumpit, shkruan Evropa e Lirë.

Grenell, madje, sugjeroi që liqeni të riemërohej “Liqeni Trump”, një propozim i cili mori mbështetje nga Hoti dhe zyrtarët serbë, edhe pse pati reagime të përziera nga publiku.

Gjithashtu, Grenell ndërmjetësoi një marrëveshje në janar të vitit 2020 ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe kompanisë gjermane Lufthansa për të krijuar një linjë ajrore direkte Prishtinë-Beograd. Trump e përshkroi këtë si “një tjetër fitore,” por linja ende nuk është realizuar në praktikë.

Ndërmjetësimi i Trumpit i solli Kosovës edhe njohjen nga shteti i Izraelit.

Ndryshe nga kjo periudhë, marrëdhëniet e administratës Trump dhe në veçanti të Grenellit me Albin Kurtin ishin të tensionuara.

Kurti, kur mori për herë të parë detyrën në fillim të vitit 2020, përplasej shpesh me Grenellin, i cili e kritikoi publikisht, duke e cilësuar Kurtin si “antiamerikan” dhe duke e akuzuar se i kishte kundërshtuar politikat amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Scroll to Top