Steinbaum- Kosova- të- hapë- një- faqe- të- re- në- marrëdhëniet -me- SHBA-të

Steinbaum: Kosova të hapë një faqe të re në marrëdhëniet me SHBA-të

Jason Steinbaum, ish shef i stafit të kongresistit Eliot Engel, ka folur për zgjedhjet që po mbahen në Amerikë dhe raportet e Kosovës me administratën e re amerikane.

Steinbaum ka deklaruar se e mbështet fuqishëm kandidaten Kamala Harris, për të cilën ka thënë se ka tentuar të bashkojë njerëzit dhe ka tentuar të thotë se ka një Amerikë, jo dy Amerika.

Ai gjithashtu ka folur edhe për Kosovën dhe pozitën e saj lidhur me presidentin e ardhshëm të SHBA-së, duke shtuar se Kosova është harruar në disa mënyra, dhe sipas tij duhet të mendojë si të rivendosë marrëdhënie të forta me SHBA-të.

Lidhur me zgjedhjet e fundit Steinbaum është shprehur optimist për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Shpresojmë që kjo të mos ndodhë përsëri.Institucionet tona demokratike në këtë vend kanë pothuajse 250 vjet. Do të festojmë 250-vjetorin e krijimit të Shteteve të Bashkuara në 2026. Kështu që është shumë e rëndësishme për shumë amerikanë që këto institucione të demokracisë të mbahen dhe vendet e tjera në botë shikojnë në Shtetet e Bashkuara si një dritë lirie, një dritë demokracie, që ne mund të vendosim standardin. Dhe do të jetë një shembull për t’u parë dhe një shembull për t’u ndjekur.”

Ai poashtu tha se populli amerikan ka humbur ndjenjën e vlerave të përbashkëta, vlerat e demokracisë, të sundimit të ligjit, dhe të zgjedhjes së liderëve tanë dhe pranimit të liderëve , kështu sipas tij ky është çelësi që ata si popull duhet ti kthehen.

“Zgjedhjet dhe ndarja që shihni në zgjedhje janë vetëm shembuj të asaj ndarjeje që është rritur dhe rritur shumë ndjeshëm gjatë presidencës së ish-presidentit Trump. Dhe ajo mbetet sot. Shpresoj që një rezultat nga këto zgjedhje mund ta ndryshojë këtë.”

“Këtë do të duhet ta shohim. këtë unë thjesht po them. Për të qënë i qartë, unë jam demokrat. Kam punuar në Capitol Hill për shumë vite për Kongresmenin Eliot Engle, të cilin shumë kosovarë e njohin. Kështu që unë mbështes fuqishëm Kamala Harris. Ajo ka qenë një bashkues dhe ka tentuar të bashkojë njerëzit dhe ka tentuar të thotë se ka një Amerikë, jo dy Amerika. Unë besoj se Donald Trump ka qenë një ndarës në Shtetet e Bashkuara, dhe ai ka qenë njëri nga ata që ka kërkuar ndarjen mes njerëzve që bien dakord me të dhe atyre që nuk bien dakord.”

Ish-shefi i kongresit në analizën e tij për kandidatët Trump, Harris dhe ndikimin në Evropë të zgjedhjeve presidenciale u shpreh se ish-presidenti Trump nuk ishte një mbështetës i fortë i NATO-s dhe se beson se Harris ka vizion ndryshe dhe përkrahës për Forcën më të madhe Atlantike.

” Mirë, le të flasim për disa vizione të ndryshme për Evropën. Siç e dini, ish-presidenti Trump nuk ishte një mbështetës i fortë i NATO-s. Në fakt, ai sfidoi shumë vende të NATO-s që nëse ato nuk shpenzojnë shumën e parave që NATO thotë se duhet të shpenzojnë, 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), atëherë ai mund, si lider i Shteteve të Bashkuara, të mos veprojë në mbrojtje të atyre vendeve. Unë besoj se Kamala Harris dhe para saj Presidenti Biden dhe më parë Presidenti Obama ne besojmë në këtë traktat.”

Më tej Steinbaum tha se Ballkani ka rënë pak nga lista e prioriteteve të larta të Shteteve të Bashkuara dhe besoj se kjo është kryesisht për shkak të luftës në Ukrainë. Pra, me këtë konflikt të madh fuqishë në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për të ardhmen e Ukrainës, Ballkani është shndërruar në çështje të dorës së dytë për interesat e Shteteve të Bashkuara, dhe kjo ka dëmtuar shumë Kosovën në shumë mënyra, sepse Serbia tani është parë si një lloj çmimi në atë konflikt të madh fuqishë. Kështu që Kosova është harruar në disa mënyra.

Sa i përket pozicionit të Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi karrshi administratës amerikane, ai u shpreh optimist që vendi ynë mund të jetë tek prioritetet e dyta dhe se për shkak të rotacionit në personel, me ikjen e Lajçakut në fillim të janarit, me zgjedhjet që vijnë në Kosovë, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe ardhjen e njerëzve të rinj, ka një mundësi tani. Ka një mundësi për të shqyrtuar me kujdes politikat e SHBA-ve.

“Duhet të dalim me diçka që do të sjellë përfitime për të gjithë rajonin dhe do të promovojë sovranitetin dhe integritetin territorial në Kosovë. Kjo do të ndihmojë në lëvizjen e Serbisë përpara në rrugën e demokracisë dhe sundimin e ligjit në vend që të vazhdojë me politikat e saj të tërheqjes që e kanë çuar pas. Kështu që do të thotë që, me sa kemi parë, administrata e SHBA-së e viteve të kaluara, ka qenë ndoshta më e angazhuar në orientimin ose në përafrim të Serbisë me Perëndimin, por gjithashtu ka shtuar disa presione më shumë le të themi mbi Kosovën për të përmbushur obligimet e saj.”, u shpreh ish-kongresisti.

Ai tha se marrëdhëniet e shtetit Amerikan me shtetin e Kosovës janë të mira në përgjithësi, përveq marrëdhënieve ndërmjet liderëve që janë të tensionuara dhe kjo është diskutuar në media për një kohë tani.

“A ka gjëra që mund të bëjmë për të ndryshuar? A ka gjëra që mund të bëjmë ne në Shtetet e Bashkuara për të ndryshuar? Dhe unë kam disa ide për këtë. Dhe ne kemi shkruar një raport së fundmi se si të ecim përpara me këtë çështje të Asociacionit, sipas kushtetutës së Kosovës, e cila mund të heqë presionin nga palët. Dhe kjo është ajo që duhet të përpiqemi të bëjmë.”

Ndërkaq lidhur me çështjen e lidershipit të ardhshëm të Kosovës, Steinbaum shpreson se kushdo që të jetë ai do të kërkojë të kthejë një faqe të re, siç thuhet në Shtetet e Bashkuara, dhe të përpiqet të përmirësojë atë marrëdhënie, ta kthejë atë në lidhje shumë të fortë që e kemi pasur gjithmonë dhe t’i mbështes ato në vlerat tona, t’i mbështes ato në vlerat e demokracisë.

/Shkëputur nga intervista në RTV21/

Scroll to Top