Organizohet- ligjëratë- e -hapur- me- rastin- e- 80- vjetorit -të- çlirimit- të -Shqipërisë

Organizohet ligjëratë e hapur, me rastin e 80 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

Me rastin e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë dhe 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, kanë organizuar ligjëratën e hapur, “Roli i diplomacisë shqiptare në Konferencën e Rambujesë dhe përgjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, për të cilën  foli ish ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo i cili tha se pa mbështetjen e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe vështirë do të zgjidhej çështja e Kosovës.

Milo i cili tha se është dëshmitarë i vendimmarrjes për Kosovën tha se rrënjët e shtetit të Kosovës janë tek konferenca e Rambujesë dhe ndërhyrja e NATO-së në Kosovë.

Duke e konsideruar si moment dramatik Konferencën e Rambujesë, profesori Milo tha se anëtarët e delegacionit shqiptar e bënë që ky moment delikat të përfundoj me sukses.

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo tha se po të mos ishte mbështetja e SHBA dhe Britanisë së Madhe çështja e Kosovës do te ishte shumë vështirë për tu realizuar.

I pranishëm në këtë ligjëratë ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i cili tha se 80 vjetori i çlirimit të Shqipërisë dhe 25 vjetori i çlirimit të Kosovës ua kujtojnë jo vetëm sakrificën e gjeneratave por i fton të reflektojnë mbi rolin dhe vendimmarrjen.

Scroll to Top