Reperi nga Shqiperia, Noizy dorëzohet në polici

Reperi nga Shqipëria, Noizy dorëzohet në polici, ishte në kërkim

Reperi Noizy është dorëzuar në Policinë e Kosovës, në Drejtorinë Rajonale në Pejë, pasi ishte në kërkim.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Driton Rugova, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, ai ishte shpallur në kërkim më 5 gusht të këtij viti, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

Noizy dyshohet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë, për veprën penale “lëndim trupor”. Për të njëjtin rast i akuzuar ishte edhe reperi tjetër i Shqipërisë, Stresi që u lirua me dorëzani më 2 tetor.

Scroll to Top