annalena baerlock

Kryediplomatja gjermane siguron Ukrainën për përkrahje në vizitën para votimit në SHBA

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock arriti në Kiev të hënën duke u zotuar për mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit për Ukrainën, mes shqetësimeve për të ardhmen e mbështetjes së Washingtonit teksa zgjedhjet në SHBA afrohen.

Baerbock tha se Ukraina, duke u përballur me dimrin e tretë të luftës, ka nevojë për mbështetje për të siguruar mbijetesën e saj, pasi përfshirja ushtarake e Koresë së Veriut dhe sulmet ajrore ruse në infrastrukturën civile e përkeqësojnë konfliktin.

Vizita e saj vjen në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në të cilat një fitore për kandidatin republikan Donald Trump mund të hedhë dyshime mbi mbështetjen e ardhshme nga mbështetësi kryesor ushtarak i Ukrainës.

“Ne po e kundërshtojmë këtë brutalitet me humanizmin dhe mbështetjen tonë, në mënyrë që ukrainasit jo vetëm të mbijetojnë dimrin, por që vendi i tyre të mund të mbijetojë. Sepse ata po mbrojnë gjithashtu lirinë e të gjithë neve në Evropë”, tha Baerbock, duke nisur vizitën e saj të tetë në Ukrainë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Gjermania është shfaqur si donatori kryesor i Ukrainës për ndihmën ushtarake në Evropë dhe ka koordinuar ngushtë mbështetjen e saj me Uashingtonin.

Megjithatë, nëse Donald Trump mund demokraten Kamala Harris në zgjedhjet e së martës, ky koordinim i ngushtë mund të lëkundet. Trumpi ka kritikuar nivelin e mbështetjes së SHBA-së për Kievin dhe ka refuzuar të thotë se dëshiron që Ukraina të fitojë luftën, të cilën ai thotë se do ta përfundojë shpejt duke nxitur për një zgjidhje të negociuar.

Scroll to Top