Me titull “Pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe politike”, Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore kanë mbajtur takimin e rregullt konsultativ, në prag të 30-të vjetorit të Platformës së Pekinit, 24-vjetorit të Rezolutës 1325 Gratë Paqja dhe Siguria.
Ky takim tradicional mbahet me qëllim të avancimit të të drejtave të grave në jetën politike dhe publike.
Ud Drejtoresha Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore nga zyra e Kryeministrit, Edi Gusia ka theksuar se ky takim paraqet një nga praktikat e rralla ku takimet mes ekzekutivit dhe shoqërisë civile bëhen traditë e rregullt në bazë vjetore për t’u takuar dhe diskutuar mbi çështjet prioritare të barazisë gjinore siç bëjnë agjencia dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore qe shtatë vite me radhë.
“Çka në të vërtetë na bënë kaq vetëmohuese, sakrifikuese dhe insistuese që si gra, vajza kosovare, pa dallim entie, moshe, orientimi seksual, fetar apo politik të jemi konsistente, ta themi atë që na pengon, të diskutojmë çfarë është ajo që po na mban larg shfrytëzimit të mundësive por që çuditërisht disi arrijmë të tejkalojmë, harrojmë, të rimëkëmbemi dhe insistojmë që e ardhmja e Kosovës ka fytyrë gruaje…Kosova ka sfidat e saj, por ka të arritura monumentale me figurat e saj të grave dhe vajzave që spikatin në jetën politike, publike, historike, kulturore dhe sportive. Kosova ka legjislacion, ka praktika, instrumente dhe mbi të gjitha figura të fuqishme të grave që e kanë bërë dhe po e bëjnë historinë. Mirëpo këto të arritura dhe rezultate duhet të mbrohen, duhet të kujdesemi që të mos i humbim brenda nate ashtu siç po ndodh në botë dhe më afër, ku rezultatet e arritura ndër vite vihen në pikëpyetje dhe humben nga presioni i rrymave të ndryshme kundër të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Dhuna duhet të parandalohet dhe trajtohet, sfidat, pengesat, rreziku duhet të analizohen, dhe mbi të gjitha rezultatet duhet të mbrohen dhe të sigurohen se ajo që është arritur me mund dhe sakrificë nuk guxon të humbet”, tha ajo.
VitisëNdërsa, drejtoresha Ekzekutive, Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli ka përmendur raportin e progresit të publikuar ditë më parë, për çfarë tha se vlerësimi i këtij raporti tregon se përgjegjësia e institucioneve për të promovuar barazinë gjinore ende mbetet e dëshiruar.
“Është mundësi e veçantë të jemi në nivel të barabartë dhe të avokojmë për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore. Ky bashkëpunim është një shembull si të ecim përpara në punën dhe angazhimet tona feministe. Dy ditë më herët Komisioni Evropian publikoi raportin e progresit, vlerësimi i këtij raporti tregon se përgjegjësia e institucioneve për të promovuar barazinë gjinore ende mbetet e dëshiruar. Raporti tregon në mënyrë specifike se ku duhet adresuar çështjet gjinore që të arrihet një progres sa i përket barazisë gjinore. Investimet e vazhdueshme shtetërore në barazi gjinore në aspektin e kornizës ligjore por edhe të jetësimit praktik të saj janë të domosdoshme, prandaj është shumë më mirë për shtetin e Kosovës që ato të bëhen me iniciativën tonë se sa pas kërkesave nga partnerët tanë të BE-së. Shoqëria dhe institucionet e Kosovës e kanë të domosdoshme investimin e vazhdueshëm në promovimin e barazisë gjinore”, tha ajo.
Në anën tjetër, fjalë rasti pati edhe Saranda Bogujevci, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ka thënë se barazia nuk është vetëm aktivitet, por duhet të jetë mendësi, duke shtuar se dhe këtu duhet të ketë në fokus më të madh nëse duhet të eliminohet pabarazia.
“Sot në 2024 jo vetëm në Kosovë, por globalisht si gra jemi duke jetuar në një kohë jo shumë të lehtë dhe me plotë sfida. Sado që kemi përparuar, ndryshimet politike, fuqizimi i të djathtës ekstreme ka zmbrapsur plot elemente të përparimit për të cilat është luftuar një kohë të gjatë në interes të grave…
Këshilltari kryesor politik në Komisionin Evropian, Cyprien Francois ka thënë se BE do ta ndihmojë Kosovën në avancimin e të drejtave të grave.