Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
18 korrik 2025
Nje video e regjistruar gjatë një koncerti të grupit të njohur britanik Coldplay në Boston ka shkaktuar shumë bujë një ditë më parë në rrjetet sociale, duke vënë në qendër të vëmendjes CEO-n e kompanisë teknologjike Astronomer, Andy Byron, dhe shefen e tij të burimeve njerëzore, Kristin Cabot.
Pamjet, të cilat u bënë virale tregojnë Byron-in duke përqafuar nga pas punonjësen e tij, ndërsa të dy shfaqen të buzëqeshur mes turmës. Por kur kamera fokusohet tek ata, të dy përpiqen të fshihen.
Situata u bë edhe më e sikletshme kur këngëtari Chris Martin komentoi: “O shikoni këta të dy… Ose kanë një lidhje jashtëmartesore, ose janë shumë të turpshëm,” ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje dhe të qeshura.
Pas publikimit të videos në TikTok që grumbulloi mbi 20 milionë shikime, përdoruesit e internetit i identifikuan shpejt dyshen si Andy Byron dhe Kristin Cabot. Situata ka shkaktuar reagime të forta, sidomos pasi u bë e ditur se Byron është i martuar me Megan Kerrigan Byron dhe kanë dy fëmijë.
Pas gjithë kësaj zhurme, bashkëshortja e tij e fshiu llogarinë Facebook, por para se ta bënte këtë gjë, ajo e kishte hequr mbiemrin e burrit nga profili.
Grupi Coldplay madje reagoi në platformën X (ish-Twitter), duke postuar me ironi: “Duke filluar nga koncerti ynë i radhës, do të kemi seksione pa kamera për ata që janë me ‘dashnoret’ e tyre.”
I gjithe incidenti shkaktoi përveç të qeshurave dhe zemërim në rrjetet sociale. Pas komenteve kritikuese ose dhe tallëse, Byron fshiu profilin e tij në LinkedIn. Edhe profili në LinkedIn i të dashurës së tij Kristin Cabot me të cilën u kap mat, është fshirë. Sipas të dhënave publike, ajo ka qenë e martuar, por statusi i saj aktual nuk është i qartë.
Siq shkruan revista Fortune, Byron ishte emëruar CEO i Astronomer në vitin 2023. Kompania, e specializuar në infrastrukturë dhe operacione të të dhënave, ka selinë në Neë York dhe është vlerësuar mbi 1 miliard dollarë. Në fundin e vitit 2024, kompania kishte siguruar 93 milionë dollarë financim në raundin e serisë D, i udhëhequr nga Bain Capital Ventures dhe Salesforce Ventures.